Manastir: Vëllai i vë flakën shtëpisë së vllaut, familja me tre fëmijë të mitur mbetet në rrugë (VIDEO)

Shpërndaje

Një manastiras mbrëmë i vuri flakën shtëpisë së vëllait të tij. Zjarri ka kapluar edhe shtëpinë e fqinjëve.

Shkaqet e vërteta ende nuk, por mendohet të ketë qenë një grindje familjare mes dy vëllezërve. Ngjarja ka ndodhur në Rrugën “Lubojno” në Manastir. Tani, me tre fëmijë të mitur, kjo familje ka mbetur në rrugë. Siç thonë, mezi kanë arritur të shpëtojnë, për shkak se zjarri ka ndodhur në orët e vona të natës, kur ata kanë qenë duke fjetur.

“Përmes çatisë dolëm të gjithë, nipat, nuset, fëmijët, në anën tjetër ku ka rrugë”, tha një fqinj.

Djali i fqiut, i pari ka alarmuar se po digjen shtëpitë.

“Pasi që ramë të flejmë, dëgjova diçka që pëlciti fuqishëm. Dhe djali im dëgjoi, doli jashtë dhe na tha të dalim se po digjen shtëpitë”, tha Shazire Hasanovska, fqinje.

Ata ankohen se njësia e zjarrfikësve në vendngjarje ka arritur pas një ore.

“Gjithë lagja erdhi që ta fikin zjarrin me zorrë, ndërsa zjarrfikësit erdhën pas një ore”, u shpreh Robert Bajramov, babai i tre fëmijëve.

Nga njësia e zjarrfikësve u ankuan se gjatë intervenimit kanë qenë të sulmuar në mënyrë verbale dhe se ndaj tyre është kryer mobing.

“Ne gjatë gjithë kohës ishim nën presion dhe na sulmuan në mënyrë verbale. Unë që 26 vjet jam zjarrfikës dhe një gjë të tillë nuk kam parë deri më tani”, tha Joshe Vllintovski, zjarrfikës.

Komandanti i njësisë së zjarrfikësve, Kostadin Popovski tha se gjatë intervenimit do të ishin më efikas nëse do të kishin kuadër profesional të zjarrfikësve. Sipas ligjit, njësia duhet të disponojë me 71 zjarrfikës, por 40 deri më 50 zjarrfikës do të ishin të mjaftueshëm për funksionim normal, thonë ata.

Përndryshe, personi i cili e ka shkaktuar zjarrin është arrestuar nga ana e policisë, nga ku informojnë se po vazhdojnë hetimet për shkaqet e kësaj ngjarjeje.

https://www.youtube.com/watch?v=fZ5U8b_A4sY&feature=youtu.be

Loading...