Mbetjet për të cilat u dyshua se janë të policit, ishin mbetje shtazore
Më herët u dyshua se u gjet trupi i policit të dytë që është zhdukur të shtunën që lamë pas Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin Ferizajt kishte mohuar se është gjetur trupi i Armend Trenës.
Agim Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin Ferizajt, i ka thënë KTV-së se ekipet e kërkim-shpëtimin kanë hasur në disa mbetje të brendshme shtazore, më konkretisht mushkri, por që për të konfirmuar janë dërguar për ekzaminim.
Kërkimet për të gjetur policin Trena në ujërat e lumit Lepenc do të vazhdojnë edhe nesër. Malsor Dashi, i cili u gjet gjatë ditës së djeshme, u varros më herët gjatë ditës së sotme./Koha.net
Loading...