Mbi 465.000 persona nënshkruajnë peticionin për dënim të Ramosit

Shpërndaje

Peticioni me të cilin kërkohet nga FIFA dhe UEFA të dënojnë futbollistin e Real Madridit, Sergio Ramos, nga shkaku i dëmtimit të cilin ia shkaktoi lojtarit të Liverpoolit, Mohamed Salah, deri më sot është nënshkruar nga 465.646 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Peticioni në faqen Change.org, është publikuar me titull: “UEFA dhe FIFA do të duhet t’i shqiptojnë një dënim Sergio Ramosit, nga shkaku se qëllimisht dëmtoi Mohamed Salahun”.

Qëllimi është grumbullimi i 500.000 nënshkrimeve, ndërkohë që në përshkrimin e peticionit thuhet se futbollisti spanjoll, në ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve ku u dëmtua Salah, nuk shfaqi sjellje fair-play.

Kjo është arsyeja përse kërkohet që UEFA dhe FIFA të dënojnë Ramosin.

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, u detyrua të braktisë fushën e blertë në minutën e 31-të, të finales së Ligës së Kampionëve, nga shkaku i një dëmtimi në shpatull në një duel me Sergio Ramosin.

Loading...