Maqedoni

Më në fund fillon seanca e rastit të PSP-së të quajtur “Titanik”

Shpërndaje

Më në fund filloi seanca kryesore për lëndën e dytë me rëndësi të Prokurorisë Speciale Publike, të quajtur „Titanik“.

PSP-ja e dha fjalën e saj hyrëse me ç’rast është lexuar aktakuzar kundër gjithsej 21 personave për bashkim kriminel me ç’rast kanë kryer shumë vepra penale, mes të cilave edhe e shkelja e së drejtës së zgjedhësve dhe keqpërdorim të mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore. I akuzuari i parë është ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i cili sipas aktakuzës:

“Akuzohet se bashkë me bashkë-të akuzuarit M.P., K.B., M.J. dhe G.J. kanë krijuar një grup që ka pasur për qëllim të kryejë vepra penale kundër zgjedhjeve dhe votimit, të cilit grup më pas i janë bashkëngjitur edhe persona tjerë të akuzuar”, thuhet në aktakuzën për „Titanik“ të PSP-së.

Për fjalët hyrëse të Prokurorisë, e me këtë edhe për debatin kryesor është pritur thuajse tërë ditë ndonëse gjykimi ishte caktuar për në orën 10. Së pari është bërë një pauzë meqë pritej të mbërrijnë gjykatësit e porotës. Kur vazhdoi, avokatët e Nikolla Gruevskit kërkuan përjashtimin e prokurores speciale Katica Janeva, pas çka gjykata duhej doemos të marrë vendim dhe sërish u dha pauzë. Kur vazhdoi gjykimi, u prishën mikrofonat në ndërtesën e re të Gjykatës Penale ndaj gjykimi vazhdoi në ndërtesën e vjetër.

Pas fjalëve hyrëse të Prokurorisë, do të vijojnë fjalët hyrëse të mbrojtjes. Duke marrë parasysh numrin e madh e të akuzuarve është e sigurt se për procedurën do të nevojitet më shumë kohë. Krahas Gruevski, në mesin e të akuzuarve është pjesa më e madhe e ish-kryesisë së partisë – Gordana Jankullovska, Mile Janakievski, Martin Protugjer, Kirill Bozhinovski, Ilija Dimovski./Alsat-M

 

Loading...