Mickoski: I gatshëm të kërkoj falje për qeverisjen 11 vjeçare të VMRO-së

Shpërndaje

Në një interviste në TV Sitel, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, është shprehur se është i gatshëm të kërkoj falje publike për gabimet e qeverisë së tij gjatë periudhës 11 vjeçare sa ishte në pushtet.

“Në periudhë prej 11 vitesh është normale që njeriu që punon edhe të gabojë dhe për këtë nuk duhet të ketë dyshime. Nuk mund të jeni 100 për qind i suksesshëm në gjitha punët. Nuk e kam problem të kërkojë falje, por duhet të potencohet se gjatë asaj qeverisje 11 vjeçare, 180 mijë njerëz janë punësuar”, ka thënë Mickoski.

Loading...