Mike Pence: Maqedonia dhe Greqia para një mundësie historike
Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence, nëpërmjet linjës telefonike me kryeministrin grek Aleksis Cipras, ka biseduar për gjetjen e zgjidhjes për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë.
Pence përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se dy vendet janë para një mundësie historike.
“Bisedova me kryeministrin grek Aleksis Cipras. Falënderova për lidershipin që tregojnë së bashku me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev, në lidhje me hapat për të zgjidhur kontestin shumvjeçar për emrin. Mundësi historike. Shpresoj që dy palët do të arrijnë zgjidhje të pranueshme, promovojnë paqe dhe stabilitet në rajon”, ka shkruar Pence.
Spoke to Greek PM @tsipras_eu today. Thanked him for his leadership, along w/ Macedonian PM Zaev, on efforts towards resolving longstanding name dispute. Historic opportunity. Hope both parties can reach mutually acceptable agreement & promote peace & stability in region.
— Vice President Mike Pence (@VP) May 19, 2018