Ministri gjerman: Sivjet zgjidhni emrin, në të kundërtën…

Shpërndaje

Sivjet duhet të zgjidhet kontesti i emrit, ose përndryshe status – quo-ja do të zgjas. Këtë porosi e ka bërë të qartë sot ministri gjerman i Shtetit për Evropën, Michael Roth në takimin që ka pasur me kryeministrin Zoran Zaev.

Ministri gjerman përmes mediave ka bërë të ditur se duhet të arrihet sa më shpejt kompromisi për emrin. “Me rëndësi është që dyja palët të mos shpejtojnë me shënimin e vijave të kuqe. Dyja palët kanë vullnet dhe mund të merren vesh për kompromis të pranueshëm.”, theksoi Roth.

Ai foli për përkrahjen që duhet ti jepet Prokurorisë Speciale, për dialogun politik dhe reformat në sfera të ndryshme, që janë parakushte të nënvizuara në raportin e progresit.

Loading...