Momenti rrëqethës kur çiklisti provon të çmontojë vetë bombën, por e pëson keq (Video)

Shpërndaje

Një çiklist ka humbur durimin duke pritur skuadrën e deminimit dhe ka vendosur që ‘çmontimin’ e bombës ta bëjë vetë.

I nervozuar nga vonesa e skuadrës përgjegjëse për deminim, çiklisti ka hyrë brenda zonës së rrethuar me shirita, ka hapur çantën dhe ka filluar të largojë përmbajtjen e çantës në mënyrë të dhunshme, transmeton gazetametro.net

Kjo provokoi reagimin e ashpër të policisë ndaj tij ku personi në fjalë u përplas për tokë dhe u arrestua.

Nuk bëhet e ditur nëse çanta i takon atij dhe policia nuk ka dhënë detaje tjera për incidentin.

Loading...