Muhamed Zekiri – deputeti i selfieve, që mbeti nën hijen e pemës?!
Nga Skender Karaçica
Muhamed Zekiri hyri në politikën e shtetit të Maqedonisë me një fjalë goje, kur iu bashkua LSDM-së me liderin e saj Zoran Zaev dhe foli ‘gjuhën maqedone’ përmes refereneve veçse me u ba ‘selfie’..!
Djaloshi me flokë të zeza e të gjata po e bënë udhën e tij e tij politike në një parti joshqiptare dhe ky Zekiri u bë protagonist i vetëm (sh)qiptar që me zemrën plot ia zgjati dorën LSDM-së dhe harroi përkatësinë e tij kombëtare se është (shqiptar) dhe asnjë fjalë nuk e thotë në parlament për popullin e tij shqiptar,që në këto vite ka mbetur në margjinat e kohës, me statusin e pakicës me pakicat tjera në Maqedoni.
Kudo në rrugëtimin e tij veçse me ba ‘selfie’ Muhamed Zekiri shkruan vendbanimin e tij (vetëm) në gjuhën tjetër (lexo:Skopje) e jo shqip Shkupi (sic!), ndonëse ka marrë mbi supet e veta obligimin partiak të LSDM-së se është i vendosur të jetë luftëtar i denjë i kësaj partie joshqiptare në Maqedoni(!).
Mos harrojmë se djali me flokë të gjata e të zeza,në kohën e zgjedhjeve parlamentare pati dalë me një ‘platformë’ për njëfarë ‘parajse’ për shqiptarët dhe në kutitë e votimeve shkuan më se 70 mijë vota të qytetarëve (shqiptarë)për LSDM me arsyetimin se ‘jemi zhgënjyer’ me partitë politike shqiptare(sic!).
Kjo është udha që ka marrë deputeti dhe nën hijen e pemëve luan ping-pong dhe as që i shkon ndonjëherë mendja sesi i ka punët populli i tij i harruar shqiptar në Maqedoni.
Deputeti dhe nënkryetari i LSDM-së Muhamed Zekiri, nën hijen e pemës, futbolli evropianë dhe harresa pas politikës (maqedonase)e jo shqiptare, nuk i dihet se ku pi ujë…?!
E kohës, deputeti shqiptar na u bë (maqedonas), ndonëse në rrjetin e tij social më shumë debaton me ‘miqtë’ e tij në gjuhën maqedonase se sa në gjuhën shqipe…!
Kështu, me Zekirat ia zgjatim jetën regjimeve të kohës që ndaj popullit shqiptar gjithherë kanë pasur qëndrim denigrues e poshtrues, natyrisht me argatët e dreqit…!
Muhamed Zekiri ku e keni lënë popullin shqiptar dhe çështja e (pa)zgjidhur në Maqedoni…?!