Muller: Gjyqtari nuk është shkaktar i eliminimit të Bayernit

Shpërndaje

Thomas Muller e ka pranuar se nuk është faji i gjyqtarit, por i Keylor Navasit pse Bayern Munichu u eliminua nga Liga e Kampionëve në gjysmëfinale kundër Real Madridit.

Vetëm edhe një gol do t’i kishte dërguar gjermanët në finalen e Ligës së Kampionëve, por forma e jashtëzakonshme e portierit Keylor Navasi ua mohoi atë, gjë të cilën sulmuesi gjerman e duartrokiti, transmeton Gazeta Express.

“Luajtëm shumë më mirë se në ndeshjen e parë”, tha Muller pas ndeshjes.

Reali dhe Bayerni barazuan 2-2 në ndeshjen e kthimit mbrëmë në “Bernabeu”, por fitorja 2-1 si mysafir e madrilenëve bëri që ata të vazhdojnë deri në destinacionin e fundit dhe bavarezët të eliminohen.

“Gjyqtari bëri punë të mirë, ne nuk humbëm shkaku i tij. Keylor Navas ishte madhështor, ai e shpëtoi Real Madridin në shumë raste”, shtoi ai. /Express/

Loading...