Ndërroi jetë ish burri i Ermira Mehmetit, Shenoll Devaja

Shpërndaje

Mbrëmë ka ndëruar jetë Shenoll Devaja, ish-bashkëshorti i Ermira Mehmetit.

Ai një kohë ka qenë diplomat i Maqedonisë në Shqipëri, ndërsa ka qenë i punësuar në ministrinë e jashtme të Maqedonisë.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur vëllai i tij, Shpend Devaja, përndryshe bashkëshort i Teuta Arifit.

“Të nderuar miq, ju njoftoj se sonte ndërroi jetë vllau im i dashur dhe i respektuar Shenoll Devaja.

Allahu xh.sh. e shpërbleftë me xhehnet. Varrimi bëhet nesër pas namazit te ikindisë. Nisja bëhet nga xhamia e re në Çair-Shkup”, ka shkruar Shpend Devaja.

Shenoll Devaja ka qenë i martuar me Ermira Mehmetin, me të cilën kanë një djalë. Tani disa vjet ata ishin të divorcuar.

Loading...