Negociatat me Shqipërinë, Kotzias: Shpresoj të kemi një marrëveshje deri në fund të majit

Shpërndaje

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka folur për negociatat me Shqipërinë për detin.. Në një intervistë për televizionin SKAI, Kotzias është shprehur: “Shpresoj deri në fund të majit të kemi një marrëveshje. Në mos në fund të majit, në fillim të qershorit”. Me 30 prill, Shqipëria dhe Greqia zhvilluan raundin e parë të bisedimeve mbi delimitimin e zonave detare me Shqiperinë. Lajmi është bërë publik nga ministria e Jashtme e Greqisë në faqen zyrtare.

Loading...