Një i papunë nga Maqedonia mashtrohet: Paguan për punë në Gjermani, paratë i shkojnë huq
Një banor i Kavadarit ka paraqitur në polici një mashtrim që i ka ndodhur, ka paguar 300 euro për t`i siguruar punë në Gjermani, ndërsa punë nuk ka marr, transmeton Almakos.
Ky informacion është vërtetuar nga Dimitar Karakulev, inspektor për preventivë në policinë e Kavadarit.
“Me 14.05.2018 në Stacionin Policor në Kavadar, F.N.(54) nga Kavadari ka lajmëruar se është mashtruar nga një person nga Negotina. Pas një lajmërimi në internet për punë, viktima është futur në kontakt me mashtruesin i cili është paraqitur si një menaxher i një agjencioni që ndërmjetëson për punë jashtë vendit. Me këtë e ka vendosur nën huti F.N. i cili disa herë në xhiro llogari ia ka paguar 18.530 den. Gjatë pagesës së këstit të fundit nga F.N. në një bankë në Shkup, nga ana e punëtorit në sportel në bankë iu është sinjalizuar se personi ku ia ka lëshuar paratë është një mashtrues i njohur”, sqaroi Karakulev.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.