Njihuni me çiftin më të fortë në botë (Video)
Brits Kris dhe Lisa Pitman janë në mision për tu bërë çifti më i fuqishëm i botës. Këtë, ata mendojnë ta arrijnë duke thyer disa rekorde në Librin Guinnes. Së fundi çifti i artëve marciale realizoi me sukses përpjekjen për të thyer rekordin botëror numrin më të madh të dërrasave të pishës brenda 1 minute dhe me një dorë.
Kris thotë se qëllimi i tyre është që gjithmonë të thyejnë rekorde botërore në çift. Nëse burri mban një rekord në kategorinë e meshkujve atëherë gruaja duhet ta mbajë të njëjtin rekord në kategorinë e femrave.
Çifti zyrtarisht hyri në Librin e Rekordeve Botërore me rezultat marramendës. Kris vetëm me një dorë theu 315 dërrasa pishe për 1 minutë, ndërsa Lisa arriti të thyej 230 dërrasa.
“Do i shpall tani dy përpjekjet mbresëlënëse që i pamë sot, dy rekorde zyrtare në Librin Guinnes. Kris në kategorinë e meshkujve dhe Lisa në kategorinë e femrave”, tha Zyrtarë i Gunnes-it.
Kris dhe Lisa gjithashtu mbajnë edhe titujt për rekordin botëror “thyerja e 1 000 tjegullave të çative” për 51 sekonda, respektivisht 83 sekonda.