Bota

Nuk do të ketë më pension invalidor (IV) për të rinjtë nën 30 vjeç në Zvicër?

Shpërndaje

Nuk do të ketë më pension invalidor IV për të rinjtë nën 30-vjeç që vuajnë nga një sëmundje mendore, shkruan albinfo.ch.

Pensionet IV do të anulohen në të ardhmen sipas rishikimit të ligjit nga komisioni social i Parlamentit Nacional  të Zvicrës, i cili po diskuton për një integrim më të mirë të kësaj grupmoshe.

Sipas Tages-Anzeiger, rreth 3 mijë nën 30 vjeç marrin një pension IV çdo vit. Dy të tretat e tyre vuajnë nga një sëmundje mendore. Sidomos në këtë grupmoshë, numri i rasteve të reja është në stagnim, ndërsa të gjitha grupmoshat e tjera janë në rënie.

Loading...