Nuk e transmetoi performancën e Eugenit, televizioni kinez përjashtohet nga “Eurovision”

Shpërndaje

Televizioni kinez, Mango TV ka marrë ndëshkim pas mos transmetimit të performacës së shtetit shqiptar dhe Irlandës në festivalin “Eurovision“, shkruan GazetaBlic.

Ky ndëshkim për televizionin kinez ka ardhur pasi që me 8 maj, në gjysmëfinalen e “Eurovision” ata nuk transmetuan performancën e Eugent Bushpepës duke e arsyetuar me faktin se ai kishte shumë tatuazhe në trup, përderisa performancën e këngëtarit irlandez nuk e transmetuan shkaku se në skenë po jepnin paraqiten dy meshkuj në skenë, më të afërt dhe të relaksuar me njëri-tjetrin.

E tash, Mango TV ka humbur të drejtën e transmetimit, pasi që është përjashtuar nga Unioni i Transmetuesve Evropianë dhe kësisoj nuk është më pjesë e familjes së “Eurovision-it” e nuk do të mundë ta transmetojë festivalin atje, shkruan GazetaBlic. 

Ndalimi i transmetimit kur Shqipëria e kur Irlanda po performonin në skenën e “Eurovision” gjatë natës së parë të gjysmëfinales, është një shkelje e rëndë e rregullave, ka deklaruar EBU – Unioni i Transmetuesve Evropianë që përkujdeset për të drejtat televizive të Eurovizionit.

Pavarësisht këtij skandali të televizionit në Kinë që të dyja shtetet kanë arritur të kualifikohen për në natën finale, që do të mbahet më 12 maj.

Vlen të theksohet se prestigjiozja angleze ‘The Sun’ i ka kushtuar një shkrim këngëtarit shqiptar, teksa tregon si e nisi karrierën Bushpepa dhe si arriti të ngjitej në skenën e ‘Eurovision’, në Lisbonë të Portugalisë.

Kush është Eugent Bushpepa?

Eugent Bushpepa, i cili shpeshherë njihet dhe si Genti, ka lindur në Rrëshen, Shqipëri, më 2 korrik 1984.Ai ka nisur të këndojë në moshë të re për të realizuar ëndrrën e tij, në 2006-n ai u bashkua në një talk show në “Top Channel” si këngëtar. Që nga ajo kohë, Eugenti ka bërë pjesë në skenat e muzikës shqiptare.

Eugenti ngadalë u bë një nga këngëtarët më të njohur të vendit dhe ka mbështetur bende si “Deep Purple” dhe madje ka luajtur edhe me legjendën e “Guns N ‘Roses”, Ron Thal. Pavarësisht se ka hyrë në tregun e muzikës që në vitin 2006, ai nuk ka realizuar ende një album të plotë. Por ai ka disa këngë të tijat.

Si u zgjodh Eugent Bushpepa për të përfaqësuar Shqipërinë?

Eugent Bushpepa garoi në edicionin e 56 Festivalit të Këngës, një konkurs televiziv që zhvillohet për 3 net rresht. Këngëtari u zgjodh nga një juri profesioniste, duke mposhtur kështu konkurrentë të tjerë të suksesshëm.

Çfarë kënge do të performojë Eugent Bushpepa në “Eurovizion 2018”?

Eugent Bushpepa do të këndojë këngën e shkruar specifikisht për “Eurovizion”, të cilën e këndoi edhe te “Festivali i Këngës”. Kënga titullohet “Mall” dhe është shkruar nga vetë Eugenti dhe do të këndohet në gjuhën amtare.

Loading...