Nuk ka ekstradim për Grujevskin dhe Boshkovskin

Shpërndaje

Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski nuk do të ekstradohen në Maqedoni për tu gjykuar për përgjimin e paligjshëm.

Gjykata Supreme në Athinë vendosi se dyshja e DSK-s nuk duhet të kthehet në vend sepse këtu nuk ka kushte për mundësimin e një gjykimi të drejtë.

Më herët Gjykata e Selanikut vendosi kundër Gjykatës Supreme në Athinë. Gjykata lokale tha se dyshja e DSK-s duhet të ekstradohet në Maqedoni, një procedurë që zgjati disa muaj për shkak të mungesës së një përkthimi zyrtar në gjuhën maqedonase.

Loading...