Nxënësin e zë gjumi në klasë, mësuesja e zgjon duke e “goditur” me këmbë dhe tërhequr flokët e tij (Video)
Një mësuese në Karolinën Jugore ka dalë në pension pasi ajo u kap nga kamera duke u përpjekur për të zgjuar një student nga gjumi, duke qëndruar në tavolinën e tij, “shtyrë” me këmbë dhe duke tërhequr flokët e tij.
Siç shkruajnë mediat e huaja, bëhet fjalë për mësuesen veterane Lisa Houston nga Williamston, ku ajo kishte dhënë mësim për 27 vjet, pasi videoja që shfaq veprimet e saj ishte postuar në mediat sociale.
Në video, e cila me sa duket ishte filmuar më 26 prill, Houston mund të shihet duke qëndruar në tavolinën e adoleshentit të fjetur në mes të një klase, i rrethuar nga nxënësit e tjerë të ulur që mund të dëgjohen duke qeshur në sfond.
Dhe derisa “goditej”, adoleshenti tentonte të mbulonte kokën e tij me xhaketë dhe bën përpjekje të guximshme, për të fjetur përsëri.
Gjithsesi, në deklaratën e saj, mësuesja citohet të ketë thënë se këtë veprim e kishte bërë si një lloj shakaje.
https://www.youtube.com/watch?v=pSyIRpH8OHs&feature=youtu.be