O Blerim mos u lavdro me projektet e huaja, po nisja punës se shkoj vera

Shpërndaje

Sot, komunën e Zhelinë e ka vizituar Ministri i Transportit dhe lidhjeve z.Goran Sugarevski. Ministri z.Goran Sugarevski dhe Kryetari i komunës z.Blerim Sejdiu në vendngjarje panë punimet e ndërtimit të gypit kryesorë të ujësjellësit dhe ndërtimi i bazenit kryesorë për ujësjellësin dhe furnizimin me ujë të pijshëm i të gjitha vendbanimeve të komunës së Zhelinës, njofton fjala.

Bisedohet për Projekt që është duke u realizuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve përmes grantit financiare të Bankës evropiane për investim. Projekti kap shumën prej 650.000 eurosh, nga të cilat 550.000 euro janë paraparë për realizimin e këtij projekti, ku Komuna e Zhelinës participon (kofinancon) vlerë prej 150.000 eurosh, mjete të siguruara nga nga buxheti i komunës.

Siç duket Kryetari i Komunës së Zhelinës veç din të lavdërohet me projektet që kanë nisur më herët, por ende ‘projektet’ e veta që nuk duken askund ende nuk ka filluar . Në disa postime në facebook thotë se së shpejti komuna do të nisë me realizimin e disa projekteve, por qytetarët nuk shohin asgjë dhe apelojnë që të niset diçka të punohet pasi shkoj edhe stina e verës.
Për 6 muajt e para Blerimi ka realizuar të vetmin projekt që do të mbahet mend është mbushja e gropave me begatona në Zhelinë./fjala.mk

Loading...