Maqedoni

Opozita paralajmëron protesta më 2 qershor

Shpërndaje

VMRO-DPMNE-ja nga 2 qershori do ta fillojë betejën nga terreni. Kreu i kësaj partie, Hristijan Mickoski duke numëruar sipas tij, politikat destruktive të Qeverisë, paralajmëroi veprime konkrete nga muaji qershor. Mickoski bëri thirrje për front popullor kundër Qeverisë.

Në ditën kur Qeverinë do ta marrim në duar, projektet tona do të prezantohen para tubimit popullor më 2 qershor para Qeverisë. Nga ajo ditë do të fillojë beteja jonë në terren – tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Mickoski akuzoi Qeverinë për dështim në zbatimin e reformave, hapjen e vendeve të reja të punës dhe rritjen ekonomike. Sipas tij, e gjithë kjo e keqe ka një emër dhe mbiemër.

Kjo e keqe që po i ndodh Maqedonisë ka emër dhe mbiemër, quhet Zoran Zaev. Njeri pa vizion, pa kulturë politike dhe pa platformë – theksoi Mickoski.

I pari i VMRO-DPMNE-së theksoi se në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Qeveria Zaev do të mbetet histori. LSDM-ja nuk i komentoi akuzat e Mickoskit.

Loading...