Pamje nga momenti i përplasjes fizike mes Xhavit Halitit e Arben Gashit

Shpërndaje

Në Kuvendin e Kosovës para pak çastesh ka ndodhur një përplasje fizike mes Nënkryetarit, Xhavit Haliti dhe Deputeti të LDK-së, Arben Gashi, raporton Gazeta Blic.

Në pamjet e nga Kosovapress, shihet se si Xhavit Haliti ka shtyrë deputetin, Arben Gashi i cili ka reaguar menjëherë duke e kapur atë e shtyrë tutje.

Gjithashtu shihet se edhe Deputeti, Gani Dreshaj është përfshirë në këtë mes i cili duket të jetë në krahun e Halitit. 

Ndërsa kanë qenë deputetët e tjerë të cilët janë munduar t’a ndalojnë përplasjen fizike mes dyshes.

Krejt kjo ngjarje nisi nga dita e djeshme ku mes dyshes pati një përplasje verbal.

Derisa, Arben Gashi i fundit kërkonte fjalën për t’iu kundërpërgjigjur akuzave të deputetit Milaim Zeka për LDK-në dhe Ibrahim Rugovën, kryesuesi Xhavit Haliti, nuk ia ka dhënë fjalën duke i thënë se askush nuk ia ka përmendur emirin.

Deputeti Gashi reagoi duke i thënë Halitit “Balosh ama fjalën”, ”mashtrues”, por dëgjohet edhe teksa i thotë “le të shkon në rrotë të samës”. Atij iu ka kundërpërgjigjur kryesuesi Haliti, duke i thënë “qen bir qeni” dhe fjalë të tjera.

Loading...