Pamje të reja nga kërkimet e zhytësve në Lepenc
Edhe sot po vazhdojnë kërkimet për dy policët e zhdukur në Lepenc.
Ende pa rezultate… Njësitet e Policisë së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës bashkë me zhytësit janë duke vazhduar kërkimet për dy pjesëtarët e Policisë të zhdukur në lumin Lepenc, saktësisht magjistralja Hani Elezit-Kacanik.
Ata që 4 ditë me radhë janë duke kërkuar dy policet e zhdukur, Malësor Dashi dhe Armend Trena, të cilët me veturë zyrtare ditën e shtunë pësuan aksident duke rënë poshtë në lumin Lepenc
Edhe sot zhytësit po bëjnë përpjekje që të gjëjnë dy policë, derisa e kanë ndryshuar edhe mënyrën e kërkimeve.
Malësori dhe Armendi, të dy policë të stacionit të Kaçanikut dyshohet se me veturën e tyre zyrtare derisa po udhëtonin nga Hani i Elezit në Kaçanik kanë rënë në lumin Lepenc.
Më poshtë gjeni disa foto të kërkimeve që janë duke vazhduar.