Pas 20 vitesh në TV Klan, Blendi Fevziu dhe “Opinion” shkojnë në Top Channel?

Shpërndaje

Opinion është një ndër emisionet më të ndjekura në vend, ku gazetari/moderatori Blendi Fevziu trajton tema nga më të ndryshmet duke nisur nga socialet, politika e deri tek kronika e zezë.

Jemi mësuar prej 20 vitesh të shohim Fevziun në TV Klan, por mesa duket nuk do ta shohim edhe për shumë gjatë aty. Shkak i kësaj janë bërë problemet me administratorin e televizionit Aleksandër Frangaj.

Sipas gazetës Tema shkruhet se fërkimet mes Frangajt dhe Fevziut janë shfaqur në disa prej intervistave të gazetarit ku ka treguar ofertat e reja dhe është shprehur i pakënqur për anashkalimet që mund ti ketë bërë Aleksandër Frangaj nga influenca për pushtet.

Me shkuarjen e Ben Blushit tek Top Channel, Fevziu duket se ndjehet më i sigurtë në hapin e tij. Ai do të jetë në prime time nga e hëna në të enjte dhe mund të ketë një kontratë më të shtrenjtë se TV Klan./Blitz.al/

Loading...