Pas performancës së Serbisë në Eurovision shfaqet flamuri i Kosovës, irritohen serbët
Në natën e dytë gjysmëfinale të “Eurovision 2018” u prezantua edhe shteti i Serbisë, i cili u përfaqësua nga këngëtarja Sanja Ilic dhe Balkanika, me këngën “Nova Deca”.
Pasi kanë mbaruar performancën e tyre, vetëm pak sekonda më vonë, gjersa po prezantoheshin këngëtarët e shtetit tjetër, është shfaqur flamuri i Kosovës.
Kjo është bërë përmes dy telefonave, të cilët shfanin flamurin e Kosovës, detaj ky i cili u kap edhe nga kamerat dhe u transmetua direkt.
Një ngjarje e tillë është komentuar shumë në rrjetet sociale, veçanërisht nga serbët, të cilët kanë kritikuar edhe vet “Eurovisionin” për transmetimin e këtyre pamjeve duke i quajtur provokuese, shkruan Telegrafi.
Kosova ende nuk ka të drejtë pjesëmarrje në “Eurovision”, kjo pasi nuk është anëtare e EBU (Unioni i transmetuesve të Evropës), dhe pengesë për këtë është edhe Serbia që nuk e njeh Kosovën si shtet.