PDSH-ja në Qeveri me ministër për investime të huaja dhe zv/ministër për transport dhe lidhje
Kuvendi qendror i PDSH-së sot në hapësirat e vetëqeverisjes lokale në Tetovë ka mbajtur mbledhjen e saj ku ka shqyrtuar ofertën e kryeministrit Zoran Zaev, për pjesëmarrje në qeveri. Para fillimi të mbledhjes kreu i PDSH-së Menduh Thaçi ka deklaruar se PDSH-ja ka ofertë serioze dhe konkrete nga ana e kryeministrit Zoran Zaev për tu bërë pjesë e qeverisë.
“Kemi një oferte serioze nga ana e Qeverise për tu bë pjesë e saj. PDSH gjatë gjithë krizës politike ka qene konstruktive dhe ketë konstruktivitet do e vazhdojë. Kemi biseduar për vendin e Ministrit për investime te huaja dhe zv/ ministrin për transport dhe lidhje. Për postet tjera kemi formuar grupe të përbashkëta pune dhe do bisedohet edhe për drejtoritë”, deklaroi kreu i PDSH-së Menduh Thaçi.
Sot Kuvendi i PDSH-së pas pak çasteve vendosi që partia e tyre të bëhet pjesë e Qeverisë. Luan Tresi nga kjo parti tha se Kuvendi qendror ka pranuar ofertën e kryeministrit Zoran Zaev dhe PDSH do të bëhet pjesë e Qeverisë.
Sipas tij, PDSH do udhëheq ministrin për investime dhe zvministrin e Transportit dhe Lidhjeve. Tresi theksoi se prof.dr. Bardhyl Dauti është caktuar në postin e ministrit të kësaj ministrie, ndërsa zv/ministër Prof.dr.Mitasim Beqiri.