Perez kërkon t’i japë dorën, Ronaldo injoron presidentin e Real Madrid (Video)

Shpërndaje

Që Cristiano Ronaldo e ka shumë seriozisht largimin nga Real Madrid kjo as nuk mund të diskutohet më pas publikimit të një video ku portugezi dallohet teksa injoron presidentin Fiorentino Perez.

“El Chiringuito de Jugones” raporton se pas kthimit nga Kievi, Real Madrid bëri parakalimin para tifozëve në kryeqytetin spanjoll. Në skenën e ngritur ku ishin të gjithë pjestarët e klubit nuk mungoi as Perez, që i ka përshëndetur të gjithë duke i dhënë dorën, përveç Cristiano Ronaldo-s, pasi ky i fundit e shmangu.

Një xhest i pahijshëm i pesë herë fituesit të “Topit të Artë” karshi presidentit, i cili duket se nuk ia ka përmbushur kërkesat financiare për t’ia rritur rrogën po aq sa e Messit te Barcelona.

Kjo video tregon qartë se pas 9 vitesh bashkëjetesë plot suksese, Ronaldo dhe Real Madridi po shkojnë drejt ndarjes. PSG-ja është gati ta rrëmbejë atë, duke i ofruar po aq milionë euro në sezon, sa merr Leo Messi te Barcelona. Real Madridi është njoftuar për një gjë të tillë, ndërsa mosdhënia e dorës presidentit nga Ronaldo tregon qartë situatën e këtij të fundit në “Bernabeu”.

Loading...