Përpak grushta mes Visar Ganiut dhe Beqir Asanit në mbledhjen e BDI-së

Shpërndaje

Kryetari i degës së BDI-së, Beqir Asani – Beqa në mbledhjen e fundit është nervozuar aq shumë sa ka hedhur shumë kritika ndaj kryetarit të Çairit, Visar Ganiut. Siç mësohet zënka mes Beqës dhe Ganiut ka qenë e ashpër shkaku i legalizimeve ku ka këtë zënkë verbale e ka ndërprerë lideri i BDI-së Ali Ahmeti, pasi siç thuhet mos kishte hyrë Ahmeti do të kishte përfunduar me grushta.

Gjithashtu në këtë mbledhjesiç kanë raportuar mediat janë kritikuar edhe disa ministra. Më i kritikuari ka qenë ishin zëvendëskryeministri për MO-në, Hazbi Lika për punën e deri tanishme në Qeveri.

Në adresë të Likës ka pasur kritika për vonesën e sistemimit të të punësuarve në bazë të MO-së dhe për përfaqësimin e ulët nëpër institucione të pozitave kyçe nga shqiptarët.
Kritika më të vogla kaluan zëvendëskryeministri Bujar Osmani dhe ministri i ekologjisë Sadulla Duraku dhe Bekteshi

Sipas kësaj nuk do të jetë befasi nëse Ahmeti i propozon Zaevit ndryshime të disa ministrave. Sipas burimit, paralajmërohet rokadë të ministrave të drejtësisë dhe arsimit. Megjithatë nga BDI thonë se gjithçka është në duar të Ahmetit.

Loading...