Përveç si këngëtare, tani Morena Tarakun do ta shohim edhe si aktore

Shpërndaje

Morena Taraku muajt e fundit po i kalon në shtetin turk.

Këngëtarja së fundi ka realizuar edhe një videoklip, i cili shumë shpejt do të jetë para publikut shqiptar.

Në fakt, bukuroshja ka bashkëpunuar me dy artistët – DJ PM dhe DJ DAGZ në këngën e re që i dedikohet gjinisë së bukur – “Femrat”.

Por, zeshkania ka zbuluar edhe një superlajm përmes llogarisë personale Intagram duke treguar se do të jetë pjesë e një filmi turk.

“Populli im i dashur anembanë botës. Jam e lumtur të kumtoj lajmin se do të jem pjesë e një filmi turk”, ka shkruar Morena në rrjetet sociale.

Ndryshe, ajo nuk ka dhënë detaje të tjera se për çfarë filmi bëhet fjalë apo kur do të nisin xhirimet.

Mbetet të shihet se për çfarë krijimtarie filmike është fjala ndërsa klipi i ri pritet të publikohet gjatë kësaj jave.

Loading...