Policët filmojnë me kamera protestuesit tek Ministria e Brendshme (Foto)
Jo vetëm mediat por edhe policia e ka dokumentuar protestën e sotme të opozitës me pamje filmike.
Ndërsa protestues të shumtë janë shpërngulur nga bulevardi para Kryeministrisë drejt ministrisë së Brendshme ku ka pasur edhe acarim të situatës, disa efektivë policie janë parë mbi objekte disi të larta duke filmuar protestuesit, ndoshta për të siguruar provat nëse do të ketë ndonjë dëmtim të objekteve nga ta.
Kujtojmë se një procedurë e tillë u ndoq edhe në protestën e disa muajve më parë të opozitët përpara Kuvendit, ku disa orë më pas pati edhe të shoqëruar në Polici.
Loading...