Policia në aksion në Shkup, ndaloi diçka që me vite “terrorizonte” qytetarët

Shpërndaje

Policia mbrëmë në disa rrugë të Shkupit ka ndërmarrë aksione në parandalimin e garave të makinave dhe motorëve në orët e vona të natës, një dukuri që po praktikohej me vite.
Sipas njoftimit të policisë, janë parandaluar veprime të tilla në rrugët “Xhon Kenedi”, “Llazo Trpovski”dhe “Brigada e dytë maqedonase”. Këto gara ilegale dhe që përbënin rrezik dhe shqetësim për banorët zhvilloheshin gjatë periudhës kohore të natës nga ora 22.30 deri në 01.00. Janë ndaluar 15 veta për shkelje të ligjit. (INA)

Loading...