PSP ka siguruar mbi 300 “bomba” për lëndën “Tarifa”

Shpërndaje

Në Gjykatën Penale u dëgjuan sot “bomba” të cilat Prokuroria Speciale paraqiti si dëshmi për rastin “Tarifa”, gjegjësisht për ndërtimin e autostradave Kërçovë-Ohër dhe Miladinovcë-Shtip, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në një nga bisedimet, ish ministri Mile Janakieski njoftoi ish-kryeministrin Gruevski se kinezët kanë paraqitur një ofertë për magjistralen Miladinovcë-Shtip.

Kinezët kanë ofruar ofertë zyratre për Miladinovcë-Shtip nga 288 milionë euro, i thotë Janakieski Gruevskit. Ai përsëri pyetën, a është kjo shumë? Janakieski i sqarohet se është shumë, sepse vlera e paraparë ishte 250 milionë euro.

Kjo është njëra nga bisedat e tyre, ministri e ka informuar ambasadorin se këtu punët po rregullohen dhe tani duhet të shkojnë në Kinë, për të shkruar memorandum me kryesorët.

Prokuroria Speciale Publike për këtë rast ka të siguruar mbi 300 “bomba”, ndërsa deri më tani janë dëgjuar 15-të. /Telegrafi/

Loading...