Putin prezanton limuzinën e re “Kortezh” me rastin e marrjes së detyrës (VIDEO)

Shpërndaje

Presidenti rus Vladimir Putin ka zgjedhur të inaugurojë limuzinën e tij të re me rastin e ceremonisë së marrjes së detyrës.

Limuzina bën pjesë në projektin “Kortezh” dhe sipas televizionit “RT” ajo është e para në procesin e zëvendësimit të mjeteve për personalitetet e vendit.

Deri më tani qeveritarët rusë kanë përdorur makina gjermane që nga koha e rënies së Bashkimit Sovjetik dhe aktualisht “Kortezh”, pretendon të manifestojë luksin dhe arritjet teknologjike të Rusisë.

Loading...