Pyetje për Katica Janeva: A ka bomba që qarkullojnë në tregun e zi?

Shpërndaje

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Zoran Ilioski kërkoi përgjigje nga prokurorja speciale Katica Janeva lidhur me bisedat e përgjuara.

Ai pyeti nëse të gjitha bisedat e përgjuara janë dorëzuar dhe nëse ka pasur një procesverbal lidhur me një pranim dorëzim të tillë, duke pasur parasysh se ka pasur spekulime se ka pasur biseda të tilla që kanë qarkulluar edhe në tregun e zi.

Prokuroja speciale Janeva u përgjigj se PSP-ja ka bërë një rishikim të të gjithë materialit dëgjimor që është pjesë e materialit të provave dhe që është në gjykatë dhe lidhet me rastet “Target” dhe “Fortesa”.

Janeva gjithashtu iu përgjigj Ilioskit edhe në lidhje me vërejtjet e tij se PSP-ja ka shkelur Ligjin për Prokurorinë Publike për ndjekjen e krimeve që rrjedhin nga përgjimi e paligjshme të komunikimeve për shkak të hapjes së procedurave parahetimore dhe pas skadimit të afatit ligjor prej 18 muajsh. Ajo iu përgjigj duke iu referua nenit 20 të Ligjit mbi PSP-në sipas të cilit funksioni Prokuror Publik që menaxhon me këtë institucion pushon aktivitetin e tij pas përfundimit të të gjitha hetimeve dhe ndjekjeve penale që janë nën juridiksionin e tij.

Loading...