Qytetarët: “A do të ‘çlirohet’ komuna e Zhelinës nga mbiemri Aliti”
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë nesër fillon seancën e re me fillim në ora 11:00 ku sipas rendit të ditës janë të vendosura 38 pika, e nën pikën e 4 të rendit të ditës është dhe zgjedhja e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për letra me vlerë.
Me propozim të qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për kryetare të këtij komisioni është caktuar Nora Aliti si e angazhuar në mënyrë profesionale ndërsa për anëtarë të komisionit propozohen Lile Delixhakova, Dushko Goshevski, Kiril Jovanovski dhe Zoran Kolev, ndërsa për përfaqësues të qeverisë në parlament propozohen Dragan Tevdovski ministër i financave dhe Shirete Elezi zv.ministre e financave.
Kështu, për herë të parë në një institucion të rëndësishëm financiarë do të ulet një femër shqiptare.
Ndryshe, Nora Aliti në përbërjen e fundit parlamentare ishte edhe deputete e BDI-së nga zona e VI zgjedhore si dhe një nga më të zëshmet në parlament sa i përket të drejtave të shqiptarëve. Ajo njihet si një financiere shumë e zonja duke punuar kështu edhe në kompaninë më të madhe financiare ‘Paypal’ për disa vite me rradhë. Me studimet e mbaruara në universitetet në Bullgari dhe Itali, duket se ajo është një nga kandidaturat më të përshtatshme në një institucion të pavarur financiarë në vend.
Qytetartet te reveltuar reagojne nga perzgjedhja e Nora Aliti ne krye te nje institucionit, dhe pyesin qeverine a ka kjo komune ndonje person tjeter pervec mbiemrit Aliti, te cilet me vite e udheheqin kete komune sic thuan ‘per te keqe’.
Kjo familje sic dihet me vite e udhehqein komunen e Zhelines dhe jeta u ka shkuar neper karrike te buta dhe pozicione te larta, ku fshatrat e kesaj komune asnjehere nuk ua ka pare hajrin sic duhet,thone disa qytetare.