Rama: Qentë le të lehin, ne vazhdojmë të ecim para (Video)
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka shpërfillur protestën e sotme të opozitës kundër qeverisë së tij dhe i ka fyer liderët e opozitës, të cilët kërkojnë dorëheqjen e tij dhe të qeverisë që e drejton ai.
“Qentë le të lehin, ne vazhdojmë të ecim pëpara”, ka thënë Rama, në një takim me qytetarë në Berat.
Rama ka folur për objektivat e qeverisë së tij, duke u fokusua tek punësimi. Sipas tij, synimi i qeberisë për këtë vit është që të punësohen 25 mijë vetë, vetëm përmes zyrave të punësimit.
“Kush hyn në punë me një rrogë të vogël pa ditur asgjë dhe merr trajnim për të filluar punë kanë gjithnjë mundësinë që të rriten. Objektivi final është 25 mijë këtë vit, që do të jetë reuzltat i zyrave të punës, pa llogaritur se sa mund të futen të tjerë në punë, jashtë këtij sistemi. Ky është procesi dhe Berati ka nevojë për punë”, ka thënë Rama, transmeton OraNews.
Ai ka premtuar edhe rritje ekonomike, e cila do të rezultoje me rritje pagash.
“Beteja është të rrisim rrogat, cilësinë e vendeve të punës, po si mund të ndodhë kjo? Vetëm duke rritur ekonominë dhe do e rrisim duke fuqizuar burimet e rritjes dhe një nga burimet kryesore është turizmi”, ka thënë Rama. (r.m.)