Rama shpërthen në akuza ndaj PD: Akt tradhëtie, pengoni hapjen e negociatave (Video)

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama nga salla e Kuvendit tha se kur kapërcehet kufiri ka vetëm një flamur, flamuri komëtar, dhe nuk je më as democrat dhe as socialist.

Rama mbajti një fjalim në Kuvend duke folur për hapjen e negociatave, ndërsa akuzoi opozitën se po punon kundër këtij proçesi. i gjithë fjalimi i Kryeministrit ishte i mbushur me akuza ndaj opozitës, që sipas Ramës po pengon hapjen e negociatave dhe rrugën europiane të Shqipërisë.

Rama tha se po bëhen përpjekje barbare në mes të Europës, duke shtuar se ky është një vit themelor në këtë Europë që po lëkundet nga presioni i forcave që janë kundër zgjerimit. Sipas tij, vitin tjetër ndryshon Parlamenti Europian dhe Komisioni Europian dhe askush nuk e di sesa do të ndryshojë për keq në interesin tonë.

“Në Bullgari jeta politike është shumë e ashpër, por kur erdhi çështja te Presidenca bullgare e BE-së, palët u ulën në bisedime, bënë një program të përbashkët, gjë që në Shqipëri nuk ndodh. Këtu po thyhet pasqyra morale e një populli të tërë për arsye që s’kanë lidhje fare me interest e popullit. Është një rast i pashembullt pabesie dhe tradhëtie. Një forcë e tërë e organizuar dhe e votuar që sillet si të ishte jo PD, që lindi me thirrjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, sillet si një parti që ka në program testamentin e Esat Pashës”, tha Rama.

Sipas tij, me këtë sjellje nuk mjafton as ambicia e verbër për t’u rikthyer në pushtet.

“Pa u mbushur 1 vit nga zgjedhjet, një forcë alternative është kthyer në një fuqi që gjakon segmentin e një rruge europiane. Çelja e negociatave janë një problem shumë i madh për ta, jo vetëm për arsyen se ne do të marrim një energji të re besimi dhe mbështetjeje, por ky proçes i jep fund kulturës së mosndëshkueshmërisë”, tha Rama.

Sipas tij, nëse këtë vit nuk hapen negociatat, historia mund të shtyhet pafundësisht dhe asnjë nuk e di se kur përfundon ajo.

Rama tha se opozita ka frikë nga drejtësia, ka një ambicie të verbër për pushtet dhe nuk dëgjon zërin e arsyes kombëtare.

“Kanë zgjedhur shurdhërinë dhe ambicien e verbër. Por kam shumë besim se Shqipëria dhe shqiptarët do t’ia dalin në fund të qershorit, megjithëse nuk ka lidhje me Shqipërinë. Në Samitin e Sofjes u tha se nuk vihet në dyshim sesa shumë përpjekje ka arritur Shqipëria, se çfarë përpjekjesh titanike po bën Maqedonia që i kërkohet të ndryshojë edhe emrin, askush nuk e vë në diskutim se Shqipëria është shumë më përpara sesa çdo vend tjetër në pragun e hapjes së negociatave. Të gjithë e dinë dhe e duatrokasin reformën në drejtësi, është një revolucion paqësor, por shumë i pamëshirshëm. Komisioni Europian ka filluar të shtrojë dhe do të formulojë kërkesën konkrete që t’I referohen modelit të Shqipërisë përsa i takon reformës në drejtësi”, tha Rama.

Lidhur me çështjen e drogës, Rama tha se askush nuk ka bërë më shumë se Shqipëria në këtë drejtim, megjithëse kemi këtu që nuk duan të dëgjojnë, por të tjerët e dijnë shumë mirë.

Loading...