Rasti “ALFA”, 10-vjet kërkojnë drejtësi, familjarët dyshojnë se rasti është montuar nga VMRO-BDI

Shpërndaje

Rasti “Alfa” është prodhim i qeverisë VMRO –BDI për të pastruar ish luftëtarët e UÇK-së. Kështu dyshon Jetullah Qerimi, vëllai i të dënuarit me burg të përjetshëm Rexhail Qerimi. Qerimi, në emisionin e mbrëmshëm VOX, u shpreh se vëllai i tij ka qenë shënjestër sikurse gjithë luftëtarët e tjerë të UÇK-së pas konfliktit të vitit 2001, pasi i pengonin pushtetit për të bërë politikat e tyre.

Jetullah Qerimi, vëllai i Rexhail Qerimit
“Atëherë ishte VMRO-BDI. VMRO-ja e kishte një qëllim, për të ju hakmarrë këtyre pesë personave, ose familjeve që kishin marrë pjesë në konfliktin e 2001-shit. Ata e arritën qëllimin, e kishin BDI-në në pushtet, ajo gjithnjë me ato propagandat e veta se, jemi duke punuar, jem duke shikuar dhe faktikisht nuk bënin asgjë. Ndonjëherë na thoshin se Gruevski është ai që neve nuk na pyet, bënë çka të dojë, si të dojë, dënimi mbetej, presionet mbeten, tash 10 vite ne luftojmë me institucionet e shtetit”.

Qerimi dyshon se vëllai i tij është bërë shënjestër e politikave antishqiptare, prej kur kishte protestuar për shkollat shqipe, por e habit indiferenca e partisë shqiptare në pushtet për tu dalë në krah shqiptarëve, sidomos ish ushtarëve të UÇK-së. Qerimi kishte patur takime edhe me zyrtarë të BDI-së dhe me Ali Ahmetin, por edhe pse i kishte premtuar ndihmë, nga takimi me Ahmetin kanë kaluar gjashtë vite pa asnjë rezultat.

Gjatë hetimeve për zbardhjen e rastit “Alfa”, pas arrestimit të të akuzuarve është regjistruar keqpërdorim i masës së paraburgimit, e cila në rastin e Agim Islamit ka zgjatur plotë 18 muaj. Agim Islami u dënua me burg të përjetshëm, duke u bazuar në bishtat e cigareve, si prova të propozuara nga Prokuroria Publike. Ramiz Dauti, kushëriri i Islamit, tha se kanë qenë mbi 10 persona, të cilët kanë dëshmuar në gjykatë se Agimi ka qenë në vendin e punës, ditën për të cilën, ai akuzohet se ka kryer krim.

Ramiz Dauti, kusheriri i Agim Islamit
“Kemi qenë mbi 10 persona, të cilët kemi qenë edhe në gjykatë e kemi dhënë të njejtin verdikt se ku kemi qenë. Kemi qenë bashkë me Agimin në internet kafe të cilën asaj kohe e kemi pas. Agimi ka qenë në vend të punës kurse unë sikur edhe shokët tjerë kemi qenë aty, lokalin e kam mbajt unë, ka qenë shumë i frekuentuar. Njëkohësisht Agimi ka qenë vetëm te internet kafeja”.

Ramadan Shaqiri, është njëri nga personat që ka vuajtur dënim me burg për rastin “Alfa”. Ai akuzohej si bashkëpunëtor në krim dhe i njejti tashmë e ka kryer burgimin. Ai thotë se deklaratat e dëshmitarit të mbrojtur, kanë qenë shumë kontradiktore njëra nga tjetra.

Ramadan Shaqiri, ish i burgosur
“Për herë të parë më kanë pyetur ku kam qenë para 26 ditëve. Në bazë të fjalëve që i kam deklaru në polici, ata kanë marrë mbeturinat se kinse unë kam ngrënë bukë me atë ose këtë, por këto nuk kanë lidhje. Unë kam thënë dy emra tjerë, ndërkaq dëshmitari i mbrojtur njëherë fjalët e mia i thotë se unë kam shkuar 160 km n orë, unë nuk e di se me çfarë e kanë lidhur rastin. Njëherë thotë se kanë qenë pesë persona bë veurë, mandej thotë se nuk i kam pa personat se vetura ka qenë me baltë, mandej ka thënë se kur kanë zbritur kanë qenë pesë persona”.

Më 26 Nentor të vitit 2008, opinioni i Maqedonisë u trondit nga një vrasje në parkingun e fakultetit matematiko natyror në Shkup. Me një breshëri plumbash nga kallashnikovi, ishte vrarë polici shqiptar nga njësiti Alfa, 38 vjeçari Afrim Arifi. Por ishin plagosur edhe dy kolegët e tij maqedonas me të cilën kishte qenë në patrullë, Sashe Petrovski dhe Edvard Aleksovski. Policia shpejtoi të arrestojë dhjetërra burra shqiptar si të dyshuar, por pas filtrimit, mbetën vetëm 4 për të cilët policia kishte emra dhe mbiemra, ndërsa dy të tjerë llogariteshin si të panjohur. I akuzuari i parë ishte Rexhail Qerimi, të cilin policia e akuzonte si të parin që ka shtënë me armë. I akuzuari i dytë ishte Agim Islami./SHENJA/

Loading...