Reagim ndaj Nazmi Beqirit

Shpërndaje

Mjaft provokim ndjenjash z. Nazmi Beqiri, kush të dha atë të drejtë të akuzosh, intelektualë, teologë, burra të pajtimit të gjaqeve, sektorin civil e gjithëçka shqiptare. Të thërrasësh për burrëri, traditë kombëtare, njerëzi e humanitet në këto momente të vështira për dy familjet që ndodhën në rastin në Reçicë të Vogël të Tetovës, në momentin ku ka një të vrarë, të plagosur dhe 13 të burgosur ose nuk je normal ose nuk ja di rendin burrërisë. Lotët tu të krokodilit me këto shkrime nuk kanë bindur intelektualët, Këshillin e pajtimit, teologët e as sektorin civil të cilët më së miri ia dinë rendin kësaj pune dhe shumë punëve tjera.

Zotëri Nazmi Beqiri vonë tu kujtuan intelektualët, teologët, Këshilli i pajtimit dhe sektori civil apo siç ke dëshirë ti quajsh miqtë e shokët. Mirë na i kujton kërpurdhat, siç i quan ti, që rriten nën lisat e kalbur, sepse ju vetë veproni njësoj si qyqja që i lë vezët në foletë e huaja. Nazmi Beqiri, është koha e fundit të akuzosh e kërcënosh për gjithçka, ngase kapacitetet tuaja janë aq sa ti mundë të shkaktosh tollovi e probleme, por kurdoherë deri tani kanë qenë në interesin dhe favorin tënd, duke plotësuar dëshirat familjare tua, pa kursyer edhe jetë njerëzish.

Nazmi Beqiri ju bëjmë me dije ne si intelektualë, teologë, anëtarë të Këshillit të pajtimit e përfaqësues të sektorit civil se mjaft më me këto shkrime tuaja publike të cilat lënë të kuptosh sikurse ai proverbi kur hajni gjithëherë aludon ti zënë hajnat, kurse vet është hajn. Me rastin e Reçicës së vogël nuk bëhet fjalë për hajnitë tua, apo të bërat tua të pista gjatë karrierës tënde, qoftë para se të kyçeni në politikë, por edhe këto që bëtë gjatë karrierës tuaj politike. Këtu bëhet fjalë për rastin që ka ndodhë e do të ndodhin rastësisht, pasi këto familje, nuk ka njohuri dikush se këto kanë pasur problem apo hasmëri, por pikërisht me këto shkrime tuaja tek opinion leni një dozë dyshimi se ju keni kontribuar të vijë deri te kjo fatkeqësi e padëshiruar. Me sa duket keni mizën nën kapuç siç thotë populli, me siguri si çdo herë keni aktruar për interest tuaja, por kësaj radhe more në qafë dy familje.

Tani për fund një apel nga intelektualët, teologët, anëtarët e Këshillit të pajtimit dhe sektori joqeveritar së paku ju nëse keni pak njerëzi e jeni normal, jo të ndriçoni si xixëllonjë por të heshtni, se askush nuk ju përfill duke e njohur biografinë tënde të pistë të të kaluarës por dhe të tashmes, ku me këtë rast të kësaj fatkeqësie treguat fytyrën e vërtetë duke shkuar aq larg sa ndiheni të rrezikuar, por për fat të mirë fare nuk po u frigoheni, kuptohet me të drejtë pasi armiqtë e popullit shqiptar i keni miq, bazuar në këtë nuk ia vlen kush të merret me ty. Nazmi Beqiri intelektualët, teologët, burrat e pajtimit, sektori joqeveritar në komunën e Kumanovës dhe Likovës çdoherë ia kanë ditur rendin dhe ia dinë, në momentet e duhura kur duhet zgjidhë çdo problem qoftë të kauzës kombëtare apo individuale.

Loading...