SportTop Lajme

Reali në finale për të tretin vit radhazi

Shpërndaje

“Los Blancos” janë skuadra e parë finaliste e Ligës së Kampionëve Në një ndeshje spektakulare në Santiago Bernabeu, Real Madridi dhe Bayern Munichu barazuan 2:2.

Por ky rezultat e dërgon në finale kampionin e dy viteve të fundit në Evropë, që pas fitores 1:2 në Gjermani do të jetë finalen e Kievit.

Ashtu si në ndeshjen e parë, edhe në këtë të kthimit ishte Joshua Kimmich ai i cili i dha epërsinë Bayernit. Pas një gabimi në mbrojtje, mbrojtësi gjerman arriti të realizonte nga afërsia.

Mirëpo në minutën e 11-të, Karim Benzema me një goditje me kokë barazoi rezultatin, pasi shfrytëzoi një harkim të mirë nga Marcelo.

Në vazhdim të pjesës së parë Bayerni, pati disa mundësi të mira për të shënuar golin e dytë, por u mungoi efikasiteti para portës.

Madje në fund të pjesës së parë futbollistët bavarezë kërkuan penallti, pas lojës me dorë nga Marcelo, por gjyqtari turk Cuneyt Cakir nuk mendoi ashtu. Me të filluar pjesa e dytë, Reali kaloi në epërsi.

Një gabim fatal i portierit Sven Ulreich, i mundësoi Benzemas të shënonte golin e dytë personal. Në minutën e 63-të rezultati u barazua në 2:2. Ishte ish-futbollisti i Real Madridit, James Rodriguez që shënoi, për t’i dhënë shpresë Bayernit për kualifikim.

Deri në fund Bayerni u mundua të realizonte golin e tretë i cili i dërgonte në finale, por pritjet fantastike të Keylor Navas, ua pamundësuan një gjë të tillë. Në finale Reali do ta presë fituesin e duelit, Roma-Liverpool, që nesër në Olimpico.

Loading...