Rita Ora e mahnitshme në “Britain’s Got Talent”, kështu rrallë mund ta shihni (Foto/Video)

Shpërndaje

Një ndër këngëtaret më të suksesshme në botë padyshim që është Rita Ora.
Ajo tanimë ka filluar turneun e saj në vende të ndryshme të botës me performanca tejet të ‘zjarrta’, shkruan lajmi net.

Së fundmi, Ora ishte pjesë e shout televiziv “Britain’s Got Talent”, e që shfaqet me një veshje mjaft interesante.

“Nata e kaluar ishte shumë e mirë dhe e rëndësishme për mua. Ndjehem shumë me fat të performoj këngët e mia për të gjithë fansat e mi. Faleminderit bgt që më lejoni të ndaj muzikën me juve. Faleminderit gjithë skuadrës, E dini mirë kush jeni të gjithë. Ju dua”, ka shkruar ai bashkangjitur me imazhet.

Ajo këndoi këngën e fundit “Girls”, e cila preku një përvojë të sajën me femrat e që shumë është kritikuar nga njerëzit.

I pyetur nëse kënga është lidhur me seksualitetin e saj, ajo i tha gazetës: “E dija që njerëzit do ta shihnin atë në atë mënyrë. Unë patjetër e thashë atë sepse mundem – dhe ishte një nga ato gjëra ku, po të isha 50/50 … nuk po them se jam 70/30.

“Girls”, nga Rita Ora, Cardi B, Charli XCX dhe Bebe Rexha numëron mbi 17 milion klikime në Youtube.

Loading...