Sa kohë i duhet ‘ligjit për gjuhët’ të arrijë në “Gazetën Zyrtare”

Shpërndaje

Ligji për përdorimin e gjuhëve ende nuk ka mbërritur në “Gazetën Zyrtare”, deklaroi sot drejtori i NP “Gazeta Zyrtare” Martin Kostovski.

“Ende nuk ka mbërritur ligji në ambientet e “Gazetës Zyrtare”. “Gazeta Zyrtare” si institucion përgjegjës do të veprojë konform Kushtetutës dhe ligjeve që kanë të bëjnë në publikimin e të gjitha rregullave”, tha Kostovski në pyetjen e gazetarëve pas promovimit të botimit special të Kushtetutës së RM-së të hartuar me alfabetin e Brailllt.

I pyetur të sqarojë se çfarë janë këto procedura, Kostovski theksoi se tani për tani nuk dëshiron të spekulojë.

“Kur do të mbërrijë ligji në “Gazetën Zyrtare” do të njoftoheni me kohë. Si kryeredaktor dhe përgjegjës, njëherit edhe si drejtor i “Gazetës Zyrtare” do të veproj në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet”, tha Kostovski në pyetjen e gazetarëve nëse do të shpallet në “Gazetën zyrtare” ligji pa nënshkrimin e presidentit të shtetit.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi javën e kaluar paralajmëroi se ka për qëllim ta dërgojë Ligjin për përdorimin e gjuhëve për shpallje deri te “Gazeta Zyrtare”, por nuk saktësoi kur kjo do të ndodhë.

Loading...