Salah e ka një mesazh për ata që e krahasojnë me Messin dhe Ronaldon

Shpërndaje

Gara më interesante e javës së fundit të Premier Ligës do të jetë ajo që do të përcaktojë vendin e fundit, që të dërgon në Champions. Pas fitores ndaj Njukasëllit dhe ndalesës së Çelsit me Hadërsfilldin, Totenhemi iu bashkua Sitit dhe Junajtid në 3 ekipet e kualifikuara në Champions për sezonin e ardhshëm.

Gjithçka luhet është vendi i katërt. Liverpulit, që është favorit për të siguruar këtë vend (72 pikë) ndaj Çelsit që renditet i pesti (70 pikë), i mjafton minimalisht një barazim sot ndaj Brajtonit që e ka siguruar mbijetesën, sepse ka golavarazh më të mirë se skuadra e Kontes (+42;+27). Shpresa e vetme e Çelsit është që të fitojë në transfertën me Njukasëllin dhe shpresojë që “reds”-at të munden nga Brajtoni. Salah – Por Salah me shokë, të cilët kanë tri ndeshje radhazi pa fituar në kampionat, natyrisht që nuk do të luajnë për barazim. 

Egjiptiani, autor i 31 golave këtë sezon në Premier Ligë, shpreson që të zhbllokohet dhe ndihmojë skuadrën e tij. Gjatë një interviste për kanalin televiziv egjiptian, “ON E”, sulmuesi përpiqet të largojë presionin e krahasimit me Mesin dhe Ronaldon dhe garën e tyre për “Këpucën dhe Topin e Artë”:

“Nuk dua të them që jam i lumtur me këto krahasime. Secili prej tyre ka qenë në nivel të lartë për 10-11 vite. Unë duhet të ruaj nivelet e larta për shumë sezone. Shpresoj ta bëj këtë. Ata janë futbollistë të shkëlqyer. Se cili është më i miri në histori, unë nuk e di. Por do t’ju them që ata më kanë frymë- zuar kur kam qenë i ri dhe i kam admiruar. Zidan, Ronaldo dhe Toti janë ata që më kanë pëlqyer më shumë. I kam admiruar teksa i shikoja. Unë nuk kam parë Maradonën apo Pelenë”.

Loading...