Maqedoni

Sërish anulohet seanca për rastin “Titanik”

Shpërndaje

Gjykatësi Osman Shabani anuloi gjykimin për më 9 maj pasi mori parasysh se nuk janë respektuar kushtet ligjore për vazhdimin e procedurës. Ai para të akuzuarëve shpjegoi se Gjykata e Apelit dhe Supremja ende nuk i kanë dorëzuar përgjigjet, për kërkesën që janë të bëjnë me përjashtimin e ushtruesit të detyrës kryetar i Gjykatës së Apelit dhe zëvendësit të tij, si dhe të kryetarit të Gjykatës penale dhe zëvendësit të tij, raporton Almakos.

Nga gjykata Supreme konfirmojnë se të hënën i kanë dërguar vendimin për përjashtimin e gjykatësve në rastin “Titanik” Gjykatës së Apelit –Shkup. Vendimi dhe lënda janë të dërguar , thonë nga Supremja. Pasi hartohet vendimi do të dërgohet në Penalen. Për disa lënda siç ishin “TNT” dhe “Dhuna”, gjykatat më të lartë sollen vendime se nuk ka bazë për heqjen e gjykatësve.

Në “Titanik”, të akuzuar janë ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe 20 ish funksionarë të tjerë ndër të cilët Martin Protugjer, Kirill Bozhinovski, Mile Janakievski, Gordana Jankullovska, Ilija Dimovski, Edmond Temellko dhe të tjerë.

Në gjykimin e sotëm ishte prezente edhe ish ministrja e mbrendshme, Jankullovska, e cila nuk u paraqit në seancën e kaluar për shkak të pushimit mjeksor.Ata dyshohen nga PSP për shoqërim kriminel, shkelje të drejtës së votës, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve në fushatën e viti 2012.

Loading...