Si tentuan të vriten Putin dhe Vuçiq nga një grup terrorist në Moskë

Shpërndaje

Shërbimet e sigurisë ruse kanë arrestuar 16 persona, të cilët, sipas zyrtarëve rus, kishin përgatitur një sulm në marshin ‘Regjimenti i Pavdekshëm’, që është mbajtur para dy dite në kryeqytetin e Rusisë, në përkujtim të të rënëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Sipas hetimeve të para ky grup burimet e financimit i ka nga individë ose organizata nga Turqia.

Gjatë këtij manifestimi kanë marshuar edhe Presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai serb, Aleksandar Vuçiç, i cili kishte qëndruar në një vizitë zyrtare dy ditore në Rusi, me ftesë të Presidentit Putin. Të pranishëm në këtë manifestim kanë qenë mbi 1 milion qytetarë, të cilët mbanin fotografi të paraardhësve të tyre, të rënë në Luftën e Dytë Botërore.

Grupi që u arrestua ishin të armatosur dhe të gatshëm për sulm, raporton agjencia ruse e lajme TASS, përcjellë blic.

Sipas zyrtarëve rus, ky grup ka ardhur nga Siberia ku janë bastisur 17 objekte dhe janë arrestuar 20 të dyshuar. Aktivitetet e këtij grupi ishin hetuar edhe në vitin 2017 nga Njësitë e Specializuara ruse, të cilët dyshonin se grupi organizonte sulmterrorist në Sankt Petersburg, në të njëjtin manifestim ‘Regjimenti i Pavdekshëm’.

Nga hetimet e zhvilluara, thuhet se financimi i grupit sigurohet nga Turqia,transmeton express.

Presidenti i Serbisë, u ka thanë mediave se është i njoftuar me sulmin e përgatitur gjatë marshimit të tij së bashku me Presidentin e Rusisë, por që, sipas tij, ka qenë i sigurt se atyre asgjë nuk do të mund t’u ndodhte.

“Mua asgjë nuk do të më ndodhte, sepse nga rreshti i parë më kanë shtyrë njerëz të mrekullueshëm të cilat kanë dashur të jenë afër Presidentit të tyre. Kështu që unë isha në rreshtin e tretë të kolonës“ ka thënë ai.

Loading...