S’kanë të ndaluar premtimet për hapjen e kalimit kufitar Llojan-Miratoc

Shpërndaje

Përsëri premtime për hapjen e kufirit Llojan-Miratoc, që lidh Maqedoninë me Serbinë. Në ditën e Evropës Komuna e Likovës organizoi një protestë për të kërkuar nga pushteti ekzekutiv hapjen e këtij kalimi kufitar.

Ne në mënyrë demokratike do ta ngrisim zërin për arsye se dihen kompetencat e komunës. Ne si komunë në të gjitha ministritë përkatëse dhe deri tek Qeveria kemi dorëzuar shkresë zyrtare por vetëm nga Parlamenti dhe kryetari kemi marr përgjigje – deklaroi Erkan Arifi, kryetar i komunës së Likovës.

Ndërsa banorët daljen e kryetarit të komunës në protesta e vlerësojnë si kontradiktore dhe shprehen skeptik për hapjen e kësaj pike kufitare.

“Sot këtu po proteston pushteti kundër pushtetit. Kjo është paradoks. Nuk duhet të vij kryetari i komunës këtu të mbaj fjalime, ai është në pushtet. Unë i kërkoj pushtetit për padrejtësitë që po më bëhen, jo kryetari”

“Tashmë 25 vite na premtohet por kurrë asgjë nuk realizohet. Familjet shumica i kemi atje në Preshevë”.

“Shumë gjatë premtohet por, nuk është realizuar. Edhe rruga është asfaltuar por nuk ka asgjë”.

Një protestë e ngjashme u mbajt edhe në anën tjetër të kufirit, në Miratoc. Kreu i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi tha se po të ishin shqiptarët e Preshevës pjesë e Qeverisë siç janë shqiptarët në Maqedoni, asnjëherë nuk do të protestonin dhe se kufiri do të ishte hapur prej kohësh.

Edhe Erkani në anën tjetër të kufirit e shënon ditën e BE-së dhe jep mesazh Maqedonisë ku shqiptarët janë në Qeveri, atje shqiptarët janë në Qeveri. Po të isha unë këtu në Qeveri, nuk do të kishim pasur nevojë për këtë aktivitet, këtë ua garantoj, atje shqiptarët janë në Qeveri, atje edhe më lehtë duhet të zhvillohen punët -deklaroi Shqiprim Arifi, Kryetar i Preshevës.

Fshati Miratoc nga ana e Serbisë është vetëm dy kilometra larg fshatit Llojan, ndërsa banorët e dy vendeve detyrohen të udhëtojnë shumë kilometra për të vizituar familjet e tyre. Për hapjen e këtij kalimi kufitar tashmë 15 vite premtohet në të gjitha ciklet zgjedhore, e madje edhe votat sigurohen me këtë premtim. Duke parë dinamikën e zhvillimeve për këtë kalim kufitar, vjen në pah deklarata e plakut vizionar nga Llojani se ky kufi nuk do të çelet asnjëherë./Alsat-M

Loading...