Sport

Skena të jashtëzakonshme gjatë prezantimit të Andres Iniestas në Japoni (Foto)

Shpërndaje

Andres Iniesta është prezantuar si një lojtar i Vissel Kobes para mijëra tifozëve që ishin duke bërtitur.

Legjenda e Barcelonës tregoi sot (e shtunë) aftësitë e tij të jashtëzakonshme me topin në stadiumin Noevir ku kishte të veshur ngjyra të reja, transmeton portali arbresh.info.

Tifozët e Kopes shfaqën një mbështetje madhështore për përforcimin e tyre të fundit nga tribunat duke ngritur banera dhe postierë për nder të tij.

Mesfushori spanjoll 34-vjeçar, i nënshkroi kontratë dy vjeçare të enjten, i buzëqeshur përshëndeti tifozët e tij gjatë parakalimit.

Ai iu bashkua klubit japonez pas 22 viteve qëndrim te Barcelona./arbresh.info/

Më poshtë mund t’i shikoni disa foto nga prezantimi i tij:

 

Loading...