Socialistët e Xingos gati koalicion me LSDM, a do të ulet pazari me BESËN dhe PDSH?!

Shpërndaje

Deputetët e Partisë Socialiste të Lubisav Ivanov – Xingo sot kanë përkrahur maxhorancën aktuale të LSDM – BDI për të siguruar kuorumin për mbajtjen e seancës së 45-të.  Kur deputetët e opozitës të udhëhequr nga VMRO-DPMNE panë se maxhoranca nuk ka kuorum për të mbajtur seancën, ajo braktisi Kuvendin, por dy deputetët e PS që deri tani janë në koalicion me VMRO-në mbetën në seancë, informon INA.

Bëhet fjalë për deputeten Vladanka Aviroviq dhe Lupco Dimovski. Këto dy deputetë nuk nënshkruan as nismën për interpelancë për Qeverinë. Ky është veprimi i dytë që kjo parti po i kthen shpinën VMRO-DPMNE-së. Por nga ana tjetër, në rrjetet sociale është komentuar se me këtë a do të ulet pazari i bisedimeve me BESËN dhe PDSH. 

Loading...