Sot në Tetovë, protestë kundër hapjes së kazinove

Shpërndaje

Bashkësia Lokale e Reçicës së Vogël të Tetovës organizon protestë kundër hapjes së kazinove në vend.

Banorë të Reçicës së Vogël në Tetovë për sot kanë paralajmëruar protestë kundër hapjes së një kazinoje në vendbanimin e tyre. Bashkësia lokale e kësaj lagjeje ka informuar se protesta do të mbahet në orën 14.00, në udhëkryqin e rrugës së Ilindenit dhe rrugës 167, afër Medicinës të Reçivës së Vogël, në shenjë proteste kundër hapjes së kazinos gjigante.

Pak ditë më pas në përkrahje të banorëve kanë dalë edhe shumë shoqata, por edhe parti politike.

“Eco Guerilla mbështet revoltën dhe protestën e banorëve të Reçicës së Vogël kundër tentimit për hapje të një kazinoje në këtë vendbanim. Eco Guerilla po ashtu konsideron që numri i madh i kazinove dhe bastoreve sportive në qytet përbën NDOTJE SERIOZE TË SHOQËRISË prandaj i fton gjithë qytetarët e Tetovës që të premten në ora 1400 të protestojnë në mënyrë të qetë dhe demokratike, për ti shprehur pakënaqësinë autoriteteve që lejojnë hapjen e këtyre objekteve si dhe për të kërkuar dislokimin e të gjitha kazinove dhe bastoreve sa më larg nga vendbanimet”, thuhet në thirrjen e tyre në facebook.

Loading...