Maqedoni

Sot pritet zgjedhja e guvernatorit të ri të Bankës Popullore, ku mbet Fatmir Besimi ?!

Shpërndaje

Sot është dita e fundit e punës për Dimitar Bogovin si guvernator i Bankës Popullore. Edhe pse mandati shtatëvjeçar i tij skadon më 21 maj, nuk dihet nëse propozimi i ri i presidentit Ivanov, Anita Angelovska Bezhoska do të gjendet në rend dite në seancën e nesërme të Kuvendit, informon Alsat-M.

Burime nga LSDM-ja shprehen se kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka caktuar koordinim me partitë politike. Qëndrimi i BDI-së nëse janë pro ose kundër Bezxhoskës do të mësohet sot pas koordinimit me kryeparlamentarin Xhaferi. Nga VMRO-ja opozitare mbeten në qëndrimin që mos të prezantojnë në koordinimet që i zhvillon Talat Xhaferi. Nga partitë politike vetëm LSDM doli me qëndrim konkret se pozitivisht e vlerëson propozimin e presidentit Ivanov, propozim i cili erdhi menjëherë pas largimit nga gara të numrit një të BP-së Dimitar Bogov.
Deklarata e këtillë shkaktoi reagime në opinion pasi shumica parlamentare dhe koalicioni qeveritar paralajmëronin qëndrim të unifikuar rreth kësaj çështje. Jozyrtarisht kandidati i përbashkët ishte Fatmir Besimi, që për momentin është edhe këshilltar në Qeveri.

Pritet që sot kreu i Kuvendit Xhaferi ta vendosë për votim para deputetëve propozimin që Bezhoska të emërohet për guvernatore e re, ndërsa për këtë nevojiten 61 votë për. Nëse i fiton, Bezhoska do të bëhet gruaja e parë guvernatore në vend.

Ndryshe me heret u perfol se partia  e BDI-se si propozim e kishte ish ministrin e ekonomise Fatmir Besimin, por tani duket se LSDM-ja nuk e ka perkrahur dhe ka mbet jasht loje.

Loading...