Statusi i UÇK-së, dështimi i madh i BDI-së (VIDEO)

Shpërndaje

Drejtuesit e BDI-së që përfituan shumë nga konflikti i vitit 2001, asnjëherë nuk arritën ta rregullojnë me Ligj statusin e ushtarëve të UÇK-së, falë të cilëve sot gëzojnë shumë beneficione nga shteti.

Përpjekje më të mëdha për zgjidhjen e kësaj çështje pati në vitin 2009, kur ministri i atëhershëm për Punë dhe Politikë Sociale Xhelal Bajrami paralajmëronte se deri në fund të vitit do të rregullohet statusi i pjesëtarëve të UÇK-së. Megjithatë, partia e Ahmetit u tregua e pafuqishme për një gjë të tillë.

Edhe 17 vite pas përfundimit të konfliktit, pjesëmarrësit shqiptarë në të mbeten jashtë ndonjë kornize ligjore, ndryshe nga “branitellat” maqedonas statusi i të cilëve është rregulluar që në vitin 2002. Ish ushtarët e UÇK-së në shumë raste kanë ngritur zërin, por kërkesat e tyre janë heshtur, transmeton Lajmpress.

Ndërkohë, komandantët e UÇK-së vazhdimisht kanë akuzuar politikanët shqiptarë se po përfitojnë në kurriz të luftëtarëve shqiptarë. Në shënimin e 17 vjetorit të shpalljes së Karadakut të Kumanovës si Zonë e Lirë, ish komandati Adebin Zyberi tha se nga lufta kanë përfituar vetëm hajnat.

Në linkun më poshtë, e gjeni deklaratën e ish ministrit Xhelal Bajrami, i cili në vitin 2009 premtoi zgjidhjen e statusit të UÇK-së deri në fund të vitit.

Loading...